Lacio ka arritur të fitojë Superkupën e Italisë duke mundur me rezultatin 1-3 ndaj Juventusit. Një dorë të madhe në këtë sukses ka edhe drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare. Ky i fundit ka shpërthyer pas fitores së arritur, ku është shprehur se triumfi i dedikohet të gjithë kritikëve.
“Unë dua t’ia dedikoj këtë trofe të gjithë kërpudhave që dalin gjithmonë vetëm pas shiut. Unë dua t’ju tregoj atyre se nuk duhet të jenë në një karrocë me ne vetëm kur fitojmë, por edhe kur nuk fitojmë. Kjo fitore ishte një meritë e madhe e Inzagit dhe stafit të tij që e dinë gjithmonë se kur duhet të kapet momenti. Ishte puna e shumë viteve dhe një udhëtimi të gjatë që ne shpresojmë se nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë që të rritet”, ka thënë Tare. /Sport Ekspres/