Milani e ka mbyllur me turp këtë vit në Serie A, ku është mposhtur ditën e sotme me goleadë nga Atalanta. Ekipi i Gasperinit nuk e ka pasur aspak të vështirë për të marrë tre pikët këtë ndeshje, teksa ka arritur të shënojë 5 herë në portën e Donarumas.
Bergameskët do e gjenin rrugën e rrjetës shumë shpejt, pasi shënojnë që në minutën e 10 të takimit me anë të Gomez. Pjesa e dytë do të rezervonte më pas 4 gola të tjerë, teksa Pasaliç dyfishon shifrat në minutën e 61. Vetëm dy minuta më vonë do të ishte Iliçiç që do të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesëve, madje do e bënte një gjë të tillë dy herë, ku ka realizuar një gol fantastik nga distanca.
Për të mbyllur gjithçka mendoi Luis Muriel që pas gafës së Donarumas që hezitoi në daljen e tij, nuk e pati të vështirë t’i dërgonte shifrat në 5-0./Sport Ekspres/
#AtalantaMilan ? should I stay or Should I go? ? #donnarumma @gigiodonna1 pic.twitter.com/ifHmevK1kg
— piste (@pistejj) December 22, 2019