Partizani dhe Tirana janë ende në kërkim të një trajneri, ndërsa aktualisht drejtohen nga teknikët provizor si Egbo dhe Kalari. I ftuar në “Zona Gol”, ishte Gentian Mezani, që suksesin e tij e ka dërguar edhe në Kosovë me Gjilanin. Kjo skuadër është në vendin dhe po lufton për titullin kampion.
Ndërkohë, Mezani e jep përgjigje të prerë kur pyetet nëse do të pranonte Partizanin ose Tiranën, në rast të një oferte: “Sigurisht që do të tundohesha, duke parë se emrat e këtyre ekipeve janë më të larta. Por vetëm kaq, pasi nuk do të pranoj që të largohem nga Gjilani, të paktën jo në këtë moment. Kjo për dy arsye të rëndësishme. E para është në karakterin tim që punën nuk e lë asnjëherë vetë në gjysmë. Ndërsa e dyta është se presidenti i klubit më ka besuar shumë dhe ka investuar në idetë e mia për blerjet e lojtarëve”, ka thënë Mezani. /Sport Ekspres/