Një rast vërtet i rrallë ka ardhur nga “Ligue 1”, atje ku ndeshja mes Nices dhe Touloluse është luajtur pa teknologjinë. Gjithçka është zyrtarizuar para nisjes së takimit, për të mos pasur dyshime dhe polemika.
Arsyeja? Është vërtet e rrallë dhe befasuese! Sipas asaj që raportojnë mediat në Francë, disa minjë kishin dëmtuar rëndë kabujt elektrikë. Pavarësisht se u provua që dëmi të riparohej në kohë, puna nuk pati sukses. Kështu takimi u luajt pa teknologjinë e cila të ndihmon për situatat e paqarta nëse topi e ka kaluar apo jo vijën. /Sport Ekspres/