Lukaku ka treguar edhe njëherë zemërgjerësinë e tij, teksa përveç dopietës së realizuar në atë fitore me rezultatin 4-0 ndaj Xhenoas, është vlerësuar më së shumti për penalltinë e dhënë te Esposito. Sulmuesi belg do të kishte shënuar tripletë, por mendoi të bënte një “sakrificë” të vogël.
Penalltia e ekzekutuar në minutën e 64 duhej të realizohej nga Lukaku, të paktën sipas urdhërave të Contes. Por kjo ishte një ndeshje debutuese për Espositon, që luantë për herë të parë si titullar. Gjithashtu lojtari e ndiente aq shumë përgjegjësinë e fanellës, aqsa kishte gjithë natën pa fjetur vetëm për këtë moment. Pikërisht për këtë arsye do të ishte Esposito që do ta dërgonte topin në rrjetë nga 11-metrat. “Pas ndeshjes kam takuar menjëherë mamanë time. Nuk kam fjetur dot gjithë natën dhe mendojë për këtë mbrëmje në San Siro”, ka thënë Esposito në përfundimin e takimit. /Sport Ekspres/