Genaro Gattuso ka pak kohë që është emëruar në krye të pankinës së Napolit, pas një periudhe pushim. Ekipi i tij do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Sassuolon, ndrësa tekniku italian ka mbajtur sot konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes.
Por gjatë fjalës së tij, Gattuso ka bërë një gabim, ku në vend të Napolit ka shqiptuar emrin e Milanit. Ish-trajneri i kuqezinjve e ka korrigjuar menjëherë fjalën e tij, por duket se një jetë e tërë e kaluar te Milani vështirë të harrohet./Sport Ekspres/