Agim Zeka është larguar përpara kohe nga huazimi te Fortuna Sittard. Sulmuesi shqiptar kishte shkuar si huazim në Holandë për një vit e gjysmë. Pas një aventure që nuk zgjati më tepër se një vit, është vendosur që lojtari të rikthehet te klubi që ka kartonin para kohe.
Kjo e ndikuar edhe nga hapësirat e pakëta që ka pasur futbollisti 21-vjeçar te Sittard. Në pjesën më të madhe të rasteve ka luajtur me të rinjtë, duke mos fituar besimin e trajnerit të parë. Tashmë Zeka që ka luajtur me Shqipërinë U-21 është rikthyer te Lille, atje ku pritet që t’i bashkohet skuadrës B, për të vendosur një tjetër huazim apo shitje të kartonit. /Sport Ekspres/