Arteta është zgjedhur si trajneri i Arsenalit, ndërsa deri tani ka qenë ndihmësi i ngushtë i Guardiolës në projektin te Manchester City. Shumë e cilësojnë edhe Artetën si një gjeni, ndoshta edhe nga fakti që ka mësuar shumë nga një prej më të mirëve në botë, por nga ana tjetër ka edhe shumë pikëpyetje.
Askush nuk e di sesi do të sillet Arteta si trajner i parë dhe për ta nisur nga Arsenali, ndoshta është disi e tepruar. Kjo mjafton që Murinjo të nis talljet dhe ironitë për këtë trajner që kanë zyrtarizuar topçinjtë.
“Le të qeshim pak. Dikur merrej si trajner dikush që kishte më shumë fitore, sot merren ata që kanë më pak humbje. Kështu Ançeloti ka fituar 3 Champions League, fitoi titullin në Itali, Francë, Angli dhe ka fituar Kupa këtu dhe atje. Por Ançeloti ka humbur, nuk e di, 200 ndeshje ndoshta?
Unë kam humbur 150-180 ndeshje, Ançeloti është pak më i vjetër se mua. Unë mendoj se tani nuk ka rëndësi sesa fiton, por është e gjitha te ato që t’i humb. Pra trajnerët më të mirë në botë janë ata që kanë zero humbje. Arsyeja e vetme që unë mund të kuptoj është se klubet shohin CV dhe djemte me më shumë humbje dhe djemtë me më pak humbje. Këtyre të fundit u jepet puna. Nuk e di ndryshe”, ka thënë Murinjo. /Sport Ekspres/