Diego Armando Maradona ka dhënë së fundmi një intervistë në Argjentinë për “TyC Sports”. I njohur shumë për jetën e tij të shthurur jashtë fushave të blerta, ish-ylli i Kombëtares së Argjentinës dhe Napolit ka folur pa doreza. Maradona ka treguar se në të shkuarën pretendonte te familjarët e tij se ishte rrëmbyer nga UFO-t, ndërsa ka zbuluar edhe mënyrën se si ka humbur virgjërinë e tij, që për hir të së vërtetës ka qenë në rrethana paksa të çuditshme.
“Njëherë , pas shumë pijesh, unë nuk shkova në shtëpi për tre ditë. Kur u ktheva thashë se UFO-t më kishin marrë, U thashë: ‘Ata më morën, nuk mund t’u tregoj rreth kësaj historie’. Sa i përket virgjërisë, e kam humbur në moshën 13-vjeçare, në një bodrum me një zonjë më të moshuar. Unë isha sipër dhe ajo po lexonte një gazetë”, ka thënë Maradona./Sport Ekspres/