Zyrtare/ Arsenali merr trajnerin e ri, është ndihmësi i Pep Guardiolës te Manchester City

Arsenali ka zyrtarizuar trajnerin e ri te ekipi pas shkarkimit të Unai Emeri. Bëhet fjalë për një emër të njohur për tifozët topçinjë dhe ata të futbollit europian.

Pikërisht Mikel Arteta, që më herët ka qenë edhe futbollist i Arsenalit. Sa i përket profesionit të trajnerit, është ngritur nga Pep Guardiola dhe pritet me shumë interes debutimi i tij. Në aventurën te Manchester City, Guardiola kishte besim të verbër te “qytetarët” dhe kjo aventurë e ka mësuar shumë Artetën. /Sport Ekspres/