Video që i dëshmon të gjitha, Besnik Hasi mahnit në “tiki-taka” dhe i përulet lojtari i tij

Besnik Hasi ndodhet në Arabinë Saudite, atje ku po stërvit ekipin e Al Raed dhe po merren rezultate pozitive. Në ndeshjen e fundit është fituar me rezultatin 3-4 ndaj Al-Shabab, por kishte edhe një të veçantë që nuk mund të lihet pa u komentuar.

Hasi është duke praktikuar “tiki-takan” te Al Raedi dhe puna po jep menjëherë fryte. Goli i parë i shënuar në minutën e 23 nga Rayed Al Ghamdi erdhi pas 23 pasimesh të dirigjuara nga urdhërat e trajnerit shqiptar. Gjithashtu edhe goli i dytë i shënuar nga Al-Amri në minutën e 33 ishte e njëjta situatë pas shumë pasimesh, por këtë herë ishte vetë lojtari që shkoi për t’u përulur para Besnik Hasit. /Sport Ekspres/