Stadiumi i Tottenham dhe prapaskenat e ndërtimit, presidenti: Gjetëm 3 hektarë me kanabis

Ekipi i Tottenham Hotspur inaguroi stadiumin e tij këtë vit, duke pasur kështu një nga impiantet më moderne të Europës. Ndërtimi i tij pati kosto të larta financiare, por këto nuk ishin të vetmet. Daniel Levy ka zbuluar edhe një detaj të habitshëm, që daton në kohën kur do të nisnin punimet.

Presidenti i Tottenham ka thënë se në pronën ku u ndërtua stadium u gjet një magazinë me 3 hektarë kanabis në të. Madje një gjë e tillë solli edhe pasoja, pasi pronarët e tyre nisën hakmarrjen me klubin.

“Ne gjetëm një magazinë të mbyllur nga brenda. Kur më në fund arritëm të hynim në të, gjetëm 3 hektarë me kanabis që po kultivoheshin aty. Ne patjetër që na duhej të thërrisnim policinë. Gjëja tjetër që dimë është se ramë viktimë e një sulmi hakmarrës, kur tubat e ujit në pronat që ne zotëruam u prenë, duke bërë që rruga të përmbytej”, ka thënë Daniel Levy./Sport Ekspres/