Goli i Ronaldos mahnit edhe Ranierin: Ishte si NBA, qendroi një orë e gjysmë në ajër

Juventus fitoi kundër Sampdorias mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-2, ndërsa goli që i solli tre pikët bardhezinjve erdhi nga Ronaldo. Ky i fundit kërceu 70 cm nga toka për të goditur topin me kokë, duke bërë që të gjithë ta duartrokisnin për këtë realizim fantastik. Kështu ka bërë edhe trajneri kundërshar, Ranieri, i cili ka thënë se portugezi qendroi për një orë e gjysmë në ajër për të realizuar  këtë gol në stilin NBA.

“E vetmja gjë që mund të bëj është t’i jap dorën Ronaldos dhë ta duartrokas atë. Këto janë gjëra që ia vlejnë të paguash biletën. Çfarë mund të them nëse kundërshtari bën gjëra të tilla? Ronaldo bëri diçka si në NBA, ai ishte në ajër për një orë e gjysmë”, ka deklaruar Ranieri./Sport Ekspres/