Polemika/ Mbërrihet deri këtu, Juventusi do të luajë finalen për…”Superkupën e Koka Kolës”

Po lëmë pas vitin 2019 dhe duhet të mësohemi: “Tashmë futbolli drejtohet nga bizneset e fuqishme”. Atje shpeshherë përulet edhe sporti në nivelet më të larta europiane. Pra, askush nuk mund t’i rezistojë fitimeve dhe qarkullimit të të ardhurave edhe nëse bëhet fjalë për heqjen e identitetit.

Rasti i Italisë që po shkakton një zhurmë të madhe në Itali e thotë qartë. Juventusi do të luajë në ndeshjen finale ndaj Lacios në 22 dhjetor për ish-Superkupën e Italisë. Por a e dini sesi do të quhet fituesja e këtij trofeu? Tashmë ka ndërruar emërtim, pasi nuk quhet më Superkupa e Italisë, por “Superkupa e Koka Kolës”.

Pra kompania në fjalë ka arritur që të blejë të drejtën e emrit dhe këtu flasim për elitën e futbollit në Europë, duke e kthyer tërësisht në imazh të sajin personal. Padyshim që e gjitha kjo mund të quhet me plotë gojën e tepruar, ndërsa po “Koka-Kola” arriti që të lidhte kontratë me Juventusin si sponsori i ri. /Sport Ekspres/