VIDEO/ I shënon Liverpulit “të fëmijëve”, të gjithë tallen me festën e lojtarit të Aston Vilës

Një rast vërtet i rrallë ka ardhur nga Liverpuli, ndoshta i pari në histori. Skuadra angleze do të bëj dy ndeshje brenda 24 orëve, ndërsa aktualisht po luan ndaj Aston Vilës për Kupë dhe nesër do të luajë ndaj Monterey si fituesja e “Champions League”.

Pikërisht për këtë arsye Klop ka marrë me vete të gjithë lojtarët e tij, ndërsa për t’u ndeshur me Aston Vilën la vetëm të rinjtë, me një moshë mesatare të ekipit që shkon në 20 vjeç. Ashtu siç edhe pritej, Aston Vila po fiton me rezultatin 3-0 ndaj Liverpulit, që në këtë rast ka vetëm emrin, pasi po luan me lojtarët e akademisë.

Por në rrjetet sociale të gjithë po tallen me lojtarin e Aston Vilës, Elmohamady. Ky i fundit ka bërë një krosim dhe pas devijimit të pafat të Boye, topi përfundoj në rrjetë. Menjëherë lojtari në fjalë ka nisur të festojë siç kemi parë në rastin e Ronaldos, Salah apo Ibrahimoviç gjatë ndeshjeve vendimtare, duke harruar se kundër kujt po luante. /Sport Ekspres/