Në datën 22 të muajit shkurt Tyson Fury do të rikthehet në ring për tu përballuar me Deontay Wilder. Të dy boksierët do të duelojnë për titullin WBC për peshat e rënda. Fury është i bindur që do të triumfojë në këtë duel, ndërsa premton të rikthehet në WWE passi të ketë rrëmbyer titullin. Boksieri britanik thotë se do të kthehet sërish, këtë herë për të shkatërruar Brock Lesnar.
“Do të kthehem sërish dhe do të shkatërroj Brock Lesnar në Wrestlemania në Florida. Pasi të mund Wilder do të vij për Brock”, ka thënë Tyson Fury. Ndërkohë Wrestlemania 36 do të nisë më 5 prill të vitit të ardhshëm dhe në rast triumfi, britaniku mund të hyjë në shfaqje me titullin kampion në brez./Sport Ekspres/