Në një situatë të pazakontë është aktualisht Superiorja, teksa tre trajnerë janë larguar brenda një ore. Partizani, Teuta dhe Luftëtari kanë njoftuar ndërprerjen e bashkpunimit me teknikët e tyre, që kanë qenë protagonist deri në javën e 15 të Superiores.
Por cilët do të jenë zëvendësuesit e tyre? Sipas asaj që raportohet nga gazetarët në “Supersport”, Teuta po kërkon si trajner shkodranin Edi Martini, që ka qenë edhe më herët pjesë e durrsakëve. Nga ana tjetër ka pasur një ofertë konkrete për Ilir Dajën sa i përket Tiranës, megjithëse mungon informacioni në lidhje me përgjigjen e teknikut të Skënderbeut. /Sport Ekspres/