Orë të nxehta/ Sulmuesi i mbetur në hijen e Shkurtajt, Kukësi vendos të mos e mbajë në ekip

Superiorja është në orët e nxehta të shkarkimeve të trajnerëve, teksa 3 të tillë janë larguar brenda pak orësh. Por merkato po afrohet edhe sa i përket lëvizjes së lojtarëve, atje ku ekipet do të kenë ndryshime të mëdha.

Së fundmi janë mediat në Kosovë që raportojnë për një transferim që do të kryhet mbi Mirlind Dakun. Sipas “Gazeta Sport”, Llapi do ta rikthejë në shtëpi futbollistin gjatë merkatos së janarit. Ky lojtar shkëlqeu në këtë ekip dhe do të niste aventurën te Osijeku, atje ku ishte pjesë e ekipit të të rinjëve.

Kukësi do ta merrte si huazim me të drejtë blerje. Por verilindorët mesa duket nuk janë të interesuar që të marrin këtë vendim, teksa përflitet edhe largimi te Llapi. Gjithashtu edhe besimi i dhënë nga trajneri Duro ka qenë i pakët duke pasur Shkurtajn si rival, megjithëse Daku zotëron aftësi të mëdha. /Sport Ekspres/