Një emocion i veçantë ka ardhur nga “Air Albania” pak para nisjes së përballjes mes Partizanit dhe Tiranës. Të gjithë trupat që kanë marrë pjesë në ndërhyrjet e kërkim-shpëtimit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, kanë marrshuar në stadium duke marrë gjithë duartrokitjet e publikut.
Pankartë e bukur ishte edhe ajo e hapur nga krahu i tifozëve të Partizanit, që nuk ka vend për më shumë koment: “Muret do ngrihen sërish, ëngjujt kujtohen gjithmonë”. /Sport Ekspres/