I pengojnë largimin, menaxheri i bën presion Napolit për Hysajn: Gatuzo t’i jap më shumë hapësirë!

Sa herë që afron merkato, Elseid Hysaj kthehet në temën e diskutimit. Gjithmonë mbrojtësi shkodran përflitet për mundësitë e shumta të largimit nga Napoli, por përfundimi është i njëjti, për të qendruar në këtë skuadër.

Së fundmi është menaxheri Xhuifredi që i bën presion Napolit, klubit që në fakt e pengon disi këtë transferim, që nuk e ul çmimin e lojtarit në bazë të ofertave që vijnë për të. Gjithashtu duke folur edhe për ndërrimin e trajnerit, menaxheri i Hysajt është shprehur për mediat italiane: “Shpresoj se Gatuzo do t’i jap më tepër hapësirë dhe do të bindet që të qendroj. Por gjithsesi nëse nuk do të largohet në janar, do të iki në qershor. Vetëm se atëherë do të largohet nga skuadra me kosto zero”, ka thënë Xhuifredi, për t’i bërë të qartë Napolit se nuk do të përfitojë asgjë nga shitja e Hysajt nëse e pengojnë edhe në merkaton e dimrit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online