Samuel Nikaj është një trajner ekspert sa i përket ekipeve në Kategorinë e Parë, ndërsa sa herë që merr një ekip të tillë e dërgon në elitë. Kjo ka ndodhur në Kosovë dhe Shqipëri.
Vetëm pak orë më parë mediat në Kosovë e kanë dërguar trajnerin shkodran te Vushtria, pikërisht skuadra që u ngrit nga Nikaj. Por “Sport Ekspres” zbulon se në këtë mes nuk ka asnjë të vërtetë. Tekniku shkodran ka qenë në Kosovë, por jo për të folur rreth një marrëveshje të tillë. Pavarësisht se Nikaj ruan një respekt dhe komunikim të mirë me stafin drejtues për punën e bërë më herët. /Sport Ekspres/