Një episode qesharak ka ndodhur në ndeshjen mes Monaco dhe Amiens në Francë dhe protagonist ka qenë ish-futbollisti i Milanit Bakayoko. Në minutën e 82 të takimit, trajneri i ekipit nga principata ka vendosur të kryjë një zëvendësim. Tabela e arbitrit të katërt shënonte numrin 14 për të lënë fushën e lojës dhe në këtë moment është Bakayoko, i cili e ka mbajtur këtë numër në shpinën e tij përgjatë karrierë, që i drejtohet vijës kufizuese duke përshëndetur edhe tifozët e pranishëm.
Por pas komunikimeve nga trajneri dhe arbitri i katërt i ndeshjes, futbollisti i Monacos ka kuptuar gjithçka dhe ka shpërthyer në të qeshura. Bakayoko harroi për një moment se te ekipi francez mban fanellën me numrin 6 dhe kjo solli edhe këtë ngjarje komike, që vetë klubi i Monaco nuk ka ngurruar ta shpërndajë me tifozët e saj, teksa e kanë shpërndarë këtë fragment në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/
Quand tu as porté le numéro 1?4? un peu trop longtemps dans ta carrière ??
W/ @TimoeB08 ? pic.twitter.com/XtJ60SiplG
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) December 8, 2019