Rusia ka marrë një goditje të madhe në sport, teksa është marrë përfundimisht vendimi për një pezullim 4-vjeçar të saj nga çdo aktivitet sportiv. Shkaku është se të dhënat e palës ruse për testet e dopingut të sportistëve kanë qenë të manipuluara dhe kjo gjë nuk është toleruar aspak.
Vendimi për këtë pezullim të gjatë ka ardhur nga Agjencia Botërore Kundër Dopingut, që pas mbledhjes së zhvilluar në Lozanë ka vendosur këtë masë ndëshkimi. Kështu Rusia nuk do të ketë mundësinë që të luajë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, si dhe as në Lojërat Olimpike të po atij viti./Sport Ekspres/