Intervista/ Dovedan tregon forcën pas Partizanit: Ky është Bylisi që njoh, kështu luajmë futboll ne

Gjatë mesditës së sotme janë luajtur dy takimet e Superiores, atje ku Bylisi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Partizanit, për të vazhduar përrallën në kampionatin shqiptar. Nga ana tjetër, është Vllaznia që fiton me dy gola në minutat e fundit ndaj Luftëtarit. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport” pas përfundimit të takimeve:

Jonuz (Vllaznia): “Ishte strategjia ime që ekipi të ishte i kujdesshëm dhe të luanim për 0-0. Pastaj futëm më tepër sulmues për ta bërë takimin më të hapur dhe ia dolëm. Shoh një të ardhme të ndritur te Vllaznia. Herët të flasim për objektivat dhe kemi pasur disa mungesa. Unë e dija që lojtarët e rinjë të Luftëtarit do të gabonin dhe për këtë arsye ne kemi fituar. Bardulla ka qenë 7 ditë i sëmurë përpara se të mbërrinim këtë ndeshje. E futa në 30 minutat e fundit për të qenë i freskët. Kam respekt për Bardullën, Likën e sulmuesit e tjerë. Por na duhet një afrim i ri aty. Poshtë vetes kemi Flamurtarin dhe Luftëtarin, për mua mbijetesa ka mbaruar, duhet të shohim më lart”.

Dovedan (Bylis): “Ky është ekip që unë njoh. Ky është Bylisi. Ky është stili jonë i lojës dhe mënyra sesi ne luajmë futboll. Kështu duhet të vazhdojmë. Unë kërkoj që t’ia bëj jetën e vështirë kundërshtarit në çdo takim, jo vetëm ndaj Partizanit, i bëj presingun lartë. Planin B unë e kam gjithmonë në fushë, por varet edhe nga rezultati.Kemi menduar të ndryshojmë shiriti e kapitenit tek lojtarët dhe na doli për mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *