Skena e rrallë nga “Ligue 1”, tifozët hyjnë në fushë dhe duan largimin e presidentit për një banderolë

Një situatë vërtet e rrallë ishte ajo që ndodhi te Bordo-Nimes, ndeshje që u luajt në “Ligue 1”. Në minutën e 10 të takimit, është ndërprerë gjithçka pasi disa tifozë kanë hyrë në fushë. Ata kanë kërkur largimin e presidentit Longuepe, me kulmin e zemërimit që kishte mbërritur pasi nuk iu lejua nga klubi një banderolë në stadium.

Pavarësisht ndërhyrjes së lojtarëve për të qetësuar gjakrat, ishte e pamundur. Pas 20 minutash përpjekje dhe ndalese të lojës, tifozëve iu lejua një banderolë që kishte paksa përmbajtje me karakter fyes, por loja vazhdoi normalisht.

Lojtarët e Bordo kanë marrë forcë nga ky moment dhe fituan me shifrat 6-0, ndërsa aktualisht gjenden në vendin e tretë të kampionatit francez dhe kjo e bën edhe më të paqartë përplasjen që kanë tifozët me presidentin e klubit. /Sport Ekspres/