Kristiano Ronaldo ka fituar trofeun e Serisë A, si lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019. Futbollisti portugez zgjodhi që të ishte pjesë në “Gran Gala del Calcio” dhe duke braktisur “Topin e Artë”, pikërisht për arsyen sepse i dinte mirë vendimet. Ronaldo ka marrë çmimin si lojtari më i mirë në kampionatin italian, por njëkohësisht duke u futur edhe në formacionin më të mirë të vitit, së bashku me Kuajarelën dhe Zapatën në sulm.
Sigurisht që nga cilësia e lojtarëve dhe emrave mes këtyre dy trofeve, duket dukshëm diferenca krahasuar me Topin e Artë, por mbrëmja e sotme nuk do të jetë tërësisht zhgënjyese dhe humbëse për portugezin, që do e fus edhe një trofe në dhomën e tij. /Sport Ekspres/