Lionel Mesi ka fituar Topin e Artë për vitin 2019, duke shkuar kështu në 6 të tillë dhe duke vendosur një rekord historik. Kristiano Ronaldo mori vendin e tretë në këtë renditje të përgjithshme dhe ishte shumë larg arritjes së triumfit.
Por kur mbetemi ende në këtë krahasim, zëvendës presidenti i Barcelonës, Javier Bordas, hap polemika dhe diskutime të reja. Pavarësisht se është në stafin ku luan edhe Lionel Mesi, sheh diferenca të jashtëzakonshme mes tij dhe Ronaldos.
“Mesi duhej të kishte fituar 10 “Topa të Artë” më shumë se Kristiano. Por sigurisht, të paktën e ka një më tepër”, ka thënë Bordas. /Sport Ekspres/