Në kuadrin e sensibilizimit dhe mbështetjes së ekipeve shqiptare për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, edhe ekipi i Vushtrisë kërkoi të jepte kontributin e tij. Teksa kishte një dënim për të mos luajtur para tifozëve, skuadra në fjalë kërkoi që ndeshjen e javës së 17 ndaj Ballkanit, të hapte dyert për tifozët dhe gjithë lekët e grumbulluara nga përballja sa i përket biletave, të shkonin për familjet e prekura në Shqipëri.
Por nëpërmjet një reagimi të fundit, Vushtria shpreh gjithë habinë sesi Federata e Futbollit në Kosovë nuk ka aprovuar kërkesën, nisur kjo edhe nga fakti që drejtuesit e Ballkanit nuk e kanë pranuar një gjë të tillë. /Sport Ekspres/
Njoftimi i plotë
Ky është vendimi përfundimtar nga organet e FFK-së, ndaj kërkesës sonë që sfida e fundit e xhiros së 17-të, të zhvillohet para publikut Vushtrriasë ku të gjitha të hyrat nga biletat do tju dedikoheshin dhjetra familjeve të ardhura në Vushtrri nga zonat e termetit! ???
E pakuptueshme pse kërkesa nuk ka hasur në mirëkuptim nga drejtuesit e KF Ballkanit kur ata vet organizuan aksion humanitar dhe kishin musafir special humanistin e njohur z, Halil Kastratin në sfiden për Kupën e Kosovës!
Sidoqftë! me apo pa shikues, ne e presim me një optimizëm të madhë dhe besim të plotë se djelmoshat tanë do tja dalim që ta ndalin Ballkanin!