Anderlehti nuk është në një periudhë të mirë, teksa ka shumë rezultate negative të marra që nga fillimi i këtij kampionati. Pikërisht për këtë arsye, presidenti i ekipit ka shkarkuar trajnerin Simon Davies.
Në vendin e tij erdhi Frank Vercauteren, por në Belgjikë zbulojnë edhe planin B nëse detajet nuk do të përmbylleshin. Besnik Hasi do të rikthehej në krye të Anderlehtit, ndërsa kohë më parë kishte arritur që të fitonte edhe titullin kampion në Belgjikë.
Kjo mund të ishte edhe një dhuratë për Kristal Abazajn, që mund të kishte një shans të fundit për të provuar veten te Anderlehti. Gjithsesi duke parë gjendjen ku ndodhet Anderlehti dhe një tjetër humbje dorëzuese sot ndaj Ostendes me rezultatin 3-2 në transfertë, mund të kemi zhvillime të reja. /Sport Ekspres/