Asnjëherë nuk ka pasur dyshime, Ismet Munishi është trajneri më karizmatik në botën e futbollit shqiptar. Gjithmonë ky teknik flet hapur dhe pa asnjë ndrojtje të vetme, duke shkaktuar shpeshherë edhe shumë polemika.
Si në rastin e fundit, atje ku Federata e Futbollit në Kosovë e ka dënuar me 4 ndeshje pezullim, pasi në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit ka bërë debat me lojtarët kundërshtar dhe kur doli nga fusha, po e vononte lojën duke lidhur atletet në të.
Këtë herë Munishi ka reaguar vetëm me një foto të “Gillette”, me mesazhin e qartë që është dhënë, ndërsa Ballkani i tij mbetet pretendent kryesor për të fituar kampionatin. /Sport Ekspres/
(Foto e marrë nga Gazeta Olle)