Në mediat sportive është folur së fundmi edhe për rikthimin e Superiores, sa i përket ndeshjeve të futbollit elitar në Shqipëri. “Sport Ekspres” nga burime pranë FSHF konfirmon se në këto ditë zie dhe tragjedi të madhe, që ende nuk ka marrë fund fakteqësisht, futbolli është tema e fundit për të cilën mendohet.
Kjo pasi të gjithë anëtarët e Federatës janë të angazhuar për ndihëm e banorëve në Durrës, ndërsa presidenti i FSHF-së Armand Duka, së bashku me presidentin e Federatës Maqedonase të Futbollit dhe atë të Kosovës, kanë marrë përsipër rindërtimin e tre shtëpive.
E për t’u kthyer te tema e sipërpërmendur, shtyrja e kampionatit rrezikohet për gjatë, nëse do të kemi të njëjtën situatë me lëkundje të vazhdueshme të tërmetit. Disa prej fushave janë edhe të dëmtuara, pasi po vazhdojnë të presin njerëzit që ndihen më të sigurt në këtë periudhë. Por mbi të gjitha, “Kupa Pavarësia” është një shenjë e qartë. Nëse ende nuk ka vendim për këtë Kupë kaq simbolike për shqiptarët dhe që është nisur prej vitesh, Superiorja vjen disi në rendin e dytë, duke parë këtë moment të vështirë. /Sport Ekspres/