Përveç forcave ushtarake të Kosovës dhe vullnetarëve të ndryshëm, drejt Shqipërisë u nis dhe ka mbërritur në orët e para të ditës edhe presidenti i FFK, Agim Ademi. Së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut, Ademi është pritur nga presidenti Armand Duka në një nga zonat e Durrësit. Si shenjë solidariteti, edhe futbolli është bërë bashkë me tragjedinë e ndodhur në Shqipërinë e mesme.
Ndërkohë në kushtet kur Presidenti Ademi ndodhet në Durrës, ligësia njerzore nuk njeh kufijë nga ana e zv/sekretarit të FFK, Arianit Ahmeti. Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, Ahmeti ka nisur një puç brenda federatës për marrjen e postit të presidentit.
Lakmia e verbuar e një njeriu që shfrytëzon tërheqjen e vëmendjes nga tërmetet e Shqipërisë dhe gjendja katastrofale e banesave, Ahmeti ka nisur të grumbullojë në mënyrë të fshehtë votat e anëtarëve për shkarkimin e Presidenti Ademi. Deri shkon vallë ligësia e këtyre personave?!/Sport Ekspres/