Pas asaj tragjedie të madhe që ka ndodhur në Shqipëri me rënien e termetit katastrofal, që solli edhe viktima njerëzore, futbolli kalon në plan të dytë. FSHF ka njoftuar shtyrjen e Kupa Pavarësia, që do të zhvillohej në 28 nëntor.
Por gjithashtu po shihet edhe shtyrja e javës së 14 të Superiores. Ndërkohë në Kosovë është ndërrmarë vendimi për shtyrjen e takimeve të Kupës, që do të zhvilloheshin të mërkurën. Kjo pasi presidenti i vendin, Hashim Thaçi, ditën e nesërme e ka shpallur si ditë zie për viktimat në Shqipëri. /Sport Ekspres/