Teksa jemi ende në momentin e shokimit pas tragjedisë së përjetuar ku janë marrë edhe shumë jetë njerëzish në Shqipëri, shumë telefonata dhe mbështetje kanë mbërritur nga njerëz të rëndësishëm në Europë.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pas reagimit solidarizues që ka bërë fillimisht me këtë tragjedi të ndodhur, tregon edhe telefonatat e shumta që ka marrë gjatë kësaj kohe. Për ta nisur që me presidentin e UEFA-s, Ceferin, zv/ presidenti Csanvi, por edhe ish-trajnerët e Kombëtares si De Biazi, Panuçi dhe tekniku aktual Reja. /Sport Ekspres/