Igli Tare reagon me trishtim: Një tragjedi e madhe, do të ndihmojë njerëzit e mi shqiptar

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Shqipëri gjatë mesnatës së djeshme, atje ku një tërmet i fuqishëm ka tronditur vendin tonë. Deri tani numërohen 18 viktima, por numri vazhdon të rritet për shkak të njerëzve që gjenden nën rrënoja.

E gjitha kjo ka prekur edhe drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare. Në një intervistë për mediat italiane me trishtimin e madh për tragjedinë e ndodhur, është shprehur se do të ndihmojë popullin shqiptar.

“Ishte një tragjedi që më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, një tragjedi e madhe. Duket se numri i viktimave është i destinuar të rritet. Shpresoj me gjithë zemër të kundërtën. Do të bëj gjithçka që të jetë e mundur për të ndihmuar njerëzit e mi, unë do të përpiqem sa të mundem për të ndihmuar. Të gjithë duhet të mbetemi të bashkuar dhe të tregojmë solidaritet t’i japim një dorë këtij vendi në një kohë kaq të vështirë”, ka thënë Igli Tare. /Sport Ekspres/