Ferizaj ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen mes dy ekipeve që luftojnë për mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës. Taulant Dajaku është shpallur si një lojtarët më të mirë të ndeshjes, por njëkohësisht edhe i përfshirë në formacioni më të mirë të javës.
Por skuadra e Ferizajt nuk ka treguar shumë besim duke ia kufizuar minutat. Në këtë vështirësi të madhe dhe tashmë që ndihet më i çliruar, Dajaku ka reaguar në rrjetet sociale me mungesën e modestisë dhe me ironinë që Armando Sadiku do e shprehte kohë më parë te Legia. Gjithmonë ajo deklaratë mbi Ferrarin e lënë në garazh përmendet në mediat polake, duke e lidhur me situatën e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë Dajaku shkruan: “Ferrari dhe kur dërgohet në garazhd, prapë Ferrari do të ngelet”. /Sport Ekspres/