Merret vendimi për Daliun që dhunoi arbitrin, përjetë nga sporti dhe rrezikon burgun

Një ngjarje tërësisht e shëmtuar ishte ajo që ndodhet nga basketbolli në Shqipëri, atje ku sportisti i Tiranës, Bruno Daliu doli tërësisht nga vetja. Grushte në drejtim të arbitrit Jurgen Mahon, e kthyen në një skandal të madh ndeshjen, vetëm për një pakënaqësi të vendimit.

Ashtu siç edhe pritej në fakt, vendimi ka ardhur nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Kjo e fundit ka përjashtuar përjetë Daliun nga sporti, por nuk mbyllet këtu. Gjithashtu rrezikohet edhe një dënim me burg për të për shkak të dhunës së shkaktuar. /Sport Ekspres/