Në Shqipëri vetëm kritika për Jorgjin, 4 arbitrat shqiptarë shkojnë në “Europa League”

Enea Jorgji vazhdon me sukseset e mëdha në karrierën e tij si arbitër, teksa për herë të dytë në këtë sezon të “Europa League”, është emëruar si kryesori i takimit mes Beshiktash dhe Slovan Bratislava. Kjo nuk është pak, pasi mbi të gjitha është një vlerësim i madh që i vjen nga UEFA.

Së bashku me Jorgjin do të jetë Ridigert Cokaj dhe Rejdi Avdo, që do e ndjekin Jorgjin për këtë përballje. Ndërsa arbitri i katërt është zgjedhur Kridens Meta, për ta besuar Beshiktash-Slovan Bratislava tërësisht në dorën e shqiptarëve. Pavarësisht kritikave të mëdha që ka në Shqipëri, sidomos për Jorgjin, ky lloj vlerësimi tregon edhe për aftësitë e këtij arbitri. /Sport Ekspres/