Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore të pastër në kampionat, teksa ka mundur Renovën me rezultatin 6-1. Një triumf bindës ky për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka, ndërsa lajmet e mira vijnë edhe nga një tjetër stadium.
Vardari kryesues është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Shkupit, ndërsa diferenca me kryesuesin shkurtohet me 7 pikë. Padyshim që Gjoka nuk e gjeti në momentin e duhur Shkëndijën, që kishte një ngarkesë psikologjike pas dështimeve në Europë dhe fillimin e kampionatit.
Por besimi i madh i drejtuesve, po kthen edhe frymën pozitive. Në ditën e djeshme Gjoka është takuar edhe me pronarin e Shkëndijës, Lazim Destani, ku shihen mjaft miqësor dhe ku i janë dhënë trajnerit energji të reja. /Sport Ekspres/