Loris Karius nuk ndryshon shumë nga Liverpuli te Beshiktashit. Bëhet fjalë për të njëjtin portier, që me gafat e tij ia lehtëson punën kundërshtarit për gjetjen e golit.
Këtë ka bërë edhe në mbrëmjen e sotme, ndërsa Slovan Bratislava po humbet me rezultatin 1-2 ndaj Beshiktashit. Fatmirësisht për turqit që e kanë përmbysur rezultatin, pasi goli i pësuar ishte fëmijnor.
Karius guxoi me një tjetër dalje tërësisht të pallogaritur, me topin që kaloi mbi kokën e tij dhe futbollisti i Bratislavës, Sporar, nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. Më pas do të ishte Ljajiç nga penalltia dhe goli i Bozhikov në portën e gabaur që përmbysën takimin. /Sport Ekspres/