Ndeshja më e bukur e “Europa League” deri tani ka qenë ajo mes Apoel dhe Dudelange. E përfunduar në shifrat 3-4, në këtë përballje ka pasur dy përmbysje. Fillimisht miqtë kaluan në avantazhin 0-2, ndërsa gjithçka iu kthye në 3-2. Ekipi nga Luksemburgu e mbylli gjithë këtë dramë në shifrat 3-4, atje ku protagonisti kryesor do të ishte Danel Sinani.
Pikërisht njeriu që shënoi golin e parë dhe të fundit te Dudelange, por njëkohësisht edhe që dha një asistim në 4 golat e realizuar gjithsej. Sa i përket lidhjes së tij me Shqipërinë, është vetë protagonisti që e mohon. Megjithëse familja e tij ka rrënjë shqiptar, Sinani është i lindur në Serbi dhe ka jetuar në Luksemburg, duke mos ditur asnjë fjalë edhe të gjuhës shqipe. Ai do të shprehej kohë më parë se nuk e ndien veten si shqiptar, pasi nuk ka asnjë lidhje me këtë vend, pavarësisht rrënjëve të familjes që vijnë nga Dragashi në Kosovë. /Sport Ekspres/