Sikur të mos mjaftonte ajo paraqitje e dobët në këtë fillim të kampionatit në Superiore, Flamurtari e vazhdoi këtë rrugëtim edhe në Kupë. Atje ka ardhur një humbje në minutat e fundit ashtu siç do të ndodhte me Luftëtarin, por në shifrat 3-2.
Bëhej fjalë për Veleçikun, ndërsa trajneri i Flamurtarit e ka gjetur mënyrën për ta arsyetuar këtë rezultat. Sipas Sadedinit vlonjatët e kanë mendjen vetëm te kampionati dhe në ndeshjen e Kupës ishin vetëm me futbollistët e rinjë.
“E vlerësuam edhe ndeshjen e Kupës, megjithëse erdhëm me djemë të rinjë për atë takim. Shumë prej lojtarëve kryesorë po vazhdonin stërvitjen në Vlorë pasi mendja jonë është te Superiorja. Jemi të fokusuar te përballja me Laçin, pasi na detyron vetë gjendja e kampionatit dhe duhet të punojmë shumë për të arritur më të mirën”, ka thënë Dritan Sadedini. /Sport Ekspres/