Peter Olainka do të merrte shumë jehonë në të gjithë mediat në Europë pas golit të shënuar ndaj Interit në “Champions League”. Por përtej këtij realizimi, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se ky futbollist rezultoi edhe më i miri i takimit.
Përpara disa vitesh është hapur edhe një histori mes Olainkës dhe Kombëtares së Shqipërisë. E si për ta vazhduar atë, megjithëse shanset janë thuajse zero duke parë natyrën që ka fanella kuqezi dhe që shansi u jepet vetëm lojtarëve me rrënjë shqiptare, Olainka i ka shkelur syrin Rejës në një prononcim të shkurtër për mediat çeke:
“Nuk jam kundër kësaj ftese, nëse gjithçka shkon mirë, do të më pëlqente të luaja për Shqipërinë”, ka thënë shkurtimisht Olainka, por që mjafton për të treguar edhe njëherë dëshirën e tij për të marrë fanellën e kuqezinjve. /Sport Ekspres/