Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit në kampionatin e Kosovës përfundoi më fitoren minimale, 1-0, të ekipit vendas, ku vendosi ai gol i shënuar nga Progni.
Por përveçse në fushë, Gjilani ka “fituar” edhe në rrjetet sociale. Përpara se të luhej takimi faqja zyrtare e klubit të Ballkanit kishte bërë një postim ku këkonte mendimin e fansave se cili do të ishte autori i golit të parë për ta. Ndërsa pas përfundimit të takimit, ka qenë faqja zyrtare e ekipit të Gjilanit që i ka dhënë përgjigje pyetjes së shtruar nga kundërshtarët me fjalët:
“Dhe… golin e parë e shënon Gerhard Progni, të tjerët i ruajmë për ndeshjet e radhës”.
Megjithatë të dyja skuadrat duhet ta lënë pas këtë ndeshje dhe të shohin përpara, sepse do u duhet të luftojnë gjatë, pasi sezoni vetëm sa ka filluar./Sport Ekspres/