Kosova ka marrë një fitore me rezultatin 2-1 ndaj Republikës Çeke, duke marrë kështu vendin e parë në grup. Fill pas dardanëve renditen Aglia dhe Çekia me pikë të barabarta, me 6 pikë të grumbulluara deri në këto momente.
Kosova ka një avantazh prej dy pikëve nga ndjekësit e saj, si dhe një golavarazh pozitiv me dy gola më tepër të shënuar se sa të pësuar. Ndërkohë e vetmja gjë që nuk shkon në favor të përfaqësueses kosovare është pikërisht fakti se çekët do të kenë përballë Malin e Zi, i cili nuk ka shumë shresë për më tej, ndërsa Kosova do të udhëtojë në 10 shtator në transfertën tejet të vështirë kundër tre luanëve.
Këta të fundit kanë vetëm dy ndeshje të luajtura deri tashmë, ku kanë mposhtur thellë 5-0 Çekinë në ndeshjen hapëse si dhe kanë vijuar me fitore ndaj Malit të Zi. Megjithëse situata në këtë grup mund të ndryshojë pas sfidave të radhës, Kosova gjendet në pozita të forta në një grup ku askush nuk e priste këtë nivel të dardanëve në fillim të fazës kualifikuese të Euro 2020. /Sport Ekspres/