Kush tjetër përveç Klop? Rrëfimi i plotë: Sa i dehur që isha pas titullit, u zgjova në Mercedes me pula

E kush tjetër përveçse Jurgen Klop? Njeriu që pëlqen një futboll të tipit “Heavy metal” dhe që është i dhënë aq shumë pas pijes, madje në raste festash kur ia del të ngrejë një trofe, kalon çdo limit. Me Liverpulin është krijuar një ide për mënyrën sesi Klopi zgjedh të festojë, por kulmi mbërriti kur fitoi titullin kampion me Dortmundin në vitin 2012.

Trajneri gjerman bën një rrëfim se çfarë ka ndodhur në atë mbrëmje, teksa ka fjetur në një kamion dhe është zgjuar në një Mercedez të mbushur me pula.

“Sa i dehur kam qenë pas intervistave që kam dhënë pasi fituam titullin në Bundesligë. Mëngjesin tjetër jam zgjuar në një kamion, e mbaj mend këtë, por se çfarë ndodhi gjatë natës, as që ia kam idenë.  Unë dola nga kamioni dhe kuptova që isha në një fabrikë dhe pastaj pashë një hije. Kur njeriu më afrohej, unë u trondita, e kuptova se ishte Aki Vacke (drejtuesi i Borussia Dortmund).

Ne u larguam nga fabrika me Akin dhe gjetëm rrugës një Mercedes. I kërkuam shoferit të na dërgonte në një kafene, por shoferi nuk pranoi, e kur Aki i dha 200 euro, pranoi menjëherë. U ula por isha ende i dehur, koka po më binte në dritare. Kur u zgjova kishte disa zhurma të çuditshme. Kuptova që bagazhi i atij Mercedezi ishte plot me pula”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *