Kosova do të përballet në orën 15:00 ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Tashmë është mësuar edhe formacioni zyrtar i dardanëve, atje ku ka vend edhe për disa surpriza.
Kështu trajneri Shaland ka ulur në stol mesfushorin e Lacios, Valon Berisha. Një fanellë titullari ka marrë edhe heroi i ndeshjes së fundit me Bullgarinë, Elbasan Rashani. Sa i përket Bernard Berishës, pavarësisht nivelit të mirë që ka treguar në javët e fundit, do ta nisë nga pankina. /Sport Ekspres/
Formacioni i Kosovës: Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi