E shkarkuan para pak ditësh, Josën e dërgojnë te Shkëndija e Tetovës

Mirel Josa është shkarkuar vetëm para pak ditësh nga drejtimi i Prishtinës. Pas disa rezultate negative të marra radhazi, drejtuesit e ekipit nga Kosova nuk vendosën ta mbanin më gjatë.

Por mesa duket, pak ditë do të qendrojë i papunë trajneri i njohur shqiptar. Sipas asaj që raporton “Infosport”, Josa është shumë pranë kalimit te Shkëndija e Tetovës. Edhe te kjo e fundit pati një shkarkim trajneri pas rezultateve të dobta, me Qatip Osmanin që duhej t’i thoshtë lamtumirë skuadrës dhe gjithë arritjeve të tij në gjithë këto vite. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *