Mediat çeke kanë nisur të studiojnë Kosovë ditë më parë duke informuar audiencën e tyre me detaje interesante. Së fundmi sipas asaj që ka publikuar “Sport.Cz”, në memorie mbetet rrëfimi i Sajmir Ujkanit jo më larg se një vit më larë për mediat e huaja. Më mars të 2014 për Kosovën ishte ndeshja e parë e luajtur. Ndaj Haitit dardanët kishin pak kohë për t’u stërvitur dhe ende nuk ishin njohur me njeri-tjetrin.
“Ne vinim nga e gjithë Europa, dhe e njihnim pak njeri-tjetrin. Ishte një stil i të pyeturit atëherë; Çkemi, si e ke emrin? Por në vetvete ne e ndienim që ishim vëllezër. Ne kemi bërë vetëm dy seanca stërvitore përpara ndeshjes së parë me Haitin në mars të vitit 2014. Fillimet ishin të vështira”- rrëfente portieri i Kosovës.
Një ekip i krijuar me mund e sakrificë, por që surprizoi në pak kohë me ngritjen e grupit bazë. Ndaj Çekia nuk e sheh të lehtë përballjen me dardanët. Në brendësi të artikullit mbetet dhe deklarata e Eriksen, mesfushorit të Danimarkës, i cili pohoi se “tre luanët” do e ketë të vështirë ndaj dardanëve. Kështu, në “Fadil Vokrri” ekipi i Çekisë do të gjejë një grup të ri por të fuqishëm për sfida të vërteta. /Sport Ekspres/