“Hajde tani, seriozisht?”/ Van Dijk nuk e beson ende penalltinë e Gjermanisë

Hollanda ka arritur të fitojë me rezultatin 2-4 ndaj Gjermanisë, në një përballje ku nuk munguan edhe polemikat. Toni Kros do të krijonte idenë e një takimi që do të mbyllej në barazim, teksa arbitri nuk hezitoi që të jepte penallti në favor të “pancerave”.

Topi bie në dorën e De Ligt, me këtë të fundit që nuk po e shihte sferën, derisa arbitri vërshëlleu për të treguar gishtin në shenjën e penalltisë. Shumë kundërshtime ka pasur nga ana e lojtarëve të Holandës, por që nuk do të ndryshonin aspak qëndrimin e kryesorit.

“Hajde tani, seriozisht? De Ligt nuk e pa fare topin. Ra topi në dorën e De Ligt. Por mesa duket arbitri kërkoi që ta bënte lojën më emocionuese”, ka thënë Van Dijk në përfundim të ndeshjes me Gjermaninë. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/STREQM1/status/1170069161172553728

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *